Treni i mallrave përplaset me trenin e pasagjerëve në Poloninë perëndimore, 2 të plagosur
Një tren mallrash u përplas me një tren pasagjerësh në Poloninë perëndimore të enjten, duke plagosur dy persona, sipas shërbimeve të emergjencës.
Përplasja ndodhi në qytetin Bialosliwie në qarkun Pila, tha shërbimi rajonal i zjarrfikësve, raportoi transmetuesi polak TVP Poznan.
Gjashtëmbëdhjetë brigada janë dërguar në vendngjarje, ku operacionet e shpëtimit janë në zhvillim e sipër.
Qarkullimi i trenave nëpër zonë është pezulluar.
Autoritetet ende nuk e kanë bërë të ditur shkakun e përplasjes. Priten detaje të mëtejshme./ AA