Gjykata Supreme hap rrugën për deportimin e 350,000 haitianëve
Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të Presidentit Donald Trump në mosmarrëveshjen mbi deportimin e qindra mijëra emigrantëve.
Gjyqtarët kryesisht konservatorë të Gjykatës Supreme, vendosën me gjashtë vota pro dhe tre kundër të enjten, se administrata Trump mund të revokojë statusin e mbrojtur për njerëzit nga vende të caktuara pa shqyrtim gjyqësor.
Kjo u lejon autoriteteve amerikane të fillojnë deportimin e afërsisht 350,000 njerëzve nga Haiti dhe rreth 6,000 sirianëve.
Muaj më parë, qeveria njoftoi planet për të revokuar statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) të njerëzve nga Haiti dhe Siria në Shtetet e Bashkuara.
Personat e prekur nga të dy vendet ngritën padi, duke akuzuar qeverinë për racizëm, por tani e kanë humbur çështjen e tyre.
Vendimi ka të ngjarë të prekë edhe njerëz nga njëmbëdhjetë vende të tjera, nga Venezuela në Sudanin e Jugut, statusin e mbrojtjes së të cilëve administrata Trump gjithashtu synon t'i revokojë./ Der Standard.