Dosja Aruba/ ‘Rast pastrimi parash’, Koka: Ende s’e dimë se kush është zyrtari që shkoi në ishull
Për gazetarin Bledian Koka, zhvillimet e fundit politike dhe të drejtësisë ngrenë pikëpyetje të forta rreth operacioneve të institucioneve ligjzbatuese dhe rrezikut të vërtetë ndaj sigurisë kombëtare në Shqipëri.
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Koka u ndal tek e ashtuquajtura "Dosja e Arubës", një rast pastrimi parash që sipas gazetarit ka pasur një veprimtari të gjerë, por që deri më tani ngjan thjesht me një goditje selektive dhe të kujdesshme.
Për gazetarin, drejtësia ka dijeni për mekanizmin, por mungojnë vendimet përfundimtare për të ndëshkuar zyrtarët e vërtetë të përfshirë, ashtu sikurse nuk është identifikuar ende zyrtari i lartë i qeverisë që ka udhëtuar në Aruba.
Po ashtu Koka u ndal edhe te protestat qytetare dhe te figurat publike që vihen nën shënjestrën e pushtetit. Rasti i Dritan Goxhajt, një ish-luftëtar i UÇK-së i dekoruar me medalje për kontributin e tij në Kosovë, ka hapur një dimension të ri të debatit.
Hedhja e akuzave të rënda dhe të lehta publike se ky i fundit bashkëpunon me Iranin, sipas gazetarit, shihet si një metodologji e rrezikshme e aparatit shtetëror për të njollosur figurat e papëlqyeshme për regjimin.
SPAK-u e ka të qartë, Rama e ka të qartë, e vetmja gjë që mungon këtu është aksioni ose vendimmarrja përfundimtare. Pra edhe, edhe kur bëjmë operacione, siç ishte rasti i asaj që quhet dosja e madhe e Arubës prapë, aty po të shikosh, duket sikur më shumë sesa një aksion i mirëfilltë kemi një goditje me shumë kujdes, ku mishi piqet, si me thënë, dhe helli nuk digjet. Pra nga aty ku këtu ka ndodhur një operacion i madh i pastrimit të parave, por e kanë bërë këta drug dealer-at me një shtet, po nuk dihet se kush.
Pra nuk dihet nëse ka firmosur njëri apo s'ka firmosur njëri. Pra edhe ajo ka shumë gjëra. Pra është një operacion që shkon dhe tenton më shumë sesa të ngrejë dhe të ndërgjegjësohet, sinergjizohet me aktivitetin, mundon thjesht të marri pak, si me thënë famë, nëse mund ta quajmë kështu, nga ajo që po ndodh në shesh, sepse në fakt veprimtaria nuk i përgjigjet, si me thënë, nevojës. Sot akoma nuk e dimë se kush është zyrtari që shkoi tek, nga Edi Rama në Aruba.
Sepse jemi në të njëjtën kuadër, e thashë dhe herës tjetër, dhe më vjen natyrshëm ta them. Është i njëjti organ akuze që bëri hetimet për vëlla, njeriun 45 vjeç me kapele që dyshohej nga autoritetet gjermane dhe ata e kishin të sigurt që ai ishte vëllai i kryeministrit, por që vendimi përfundimtar ishte që aty ka qenë një njeri 45 vjeç me kapele dhe ai është kushdo tjetër përveçse vëllai i kryeministrit. Pra jemi te kjo suazë.
Mendoj që protesta ka arritur të ndërgjegjësojë dhe të nxjerrë në pah një tjetër, si me thënë, përqasje të qytetarëve që s'kanë dashur t'i besojnë një tjetër figure, si me thënë kështu sigurimse të mënyrës sesi vepron regjimi.
Pra, mjaftoi vetëm momenti kur, Dritan Goxhaj, një ish-ushtar i UÇK-së, sepse e ka me medalje, pra sado që këta mundohen t'ia bëjnë pis e tjerë e tjerë, ai dhe babai i tij i ndjerë, Dilaver Goxhaj, i kanë medalje, faktin që kur të gjithë, si me thënë, tërhiqeshin dhe iknin nga Kosova, këta ishin dy babë e bir që shkuan në Kosovë dhe, dhe dhanë kontributin e tyre. Tani, kush është më i rrezikshëm? Dhe kjo është pyetja për qytetarët që na ndjekin: Kush është më i rrezikshëm për sigurinë kombëtare? Një person i cili thotë që, në një moment të caktuar thotë që kjo gjë zgjidhet edhe me plumb.
Dhe që bën një analizë, po themi ashtu siç e shikon ai, konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është ky njeriu më i rrezikshëm? Apo kryeministri i të njëjtit vend, i cili dy herë apo tre herë ka dalë dhe ka thënë për atë që është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot, dhe ka thënë që nëse ky njeri zgjidhet, ky do të jetë: një, turp për njerëzimin, dy, fatkeqësi e madhe për fatet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botërore, dhe tre, do të vërë në pikëpyetje të madhe raportet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra pyetja duhet të jetë: Kush e rrezikon sigurinë kombëtare? Dritan Goxhaj apo Edi Rama kryeministër nga 2013 e deri sot?