Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen kamioni dhe një ‘Golf’, plagoset drejtuesi
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet tip ‘Golf’. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i autoveturës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një parakalim i gabuar nga njëri prej mjeteve të përfshira në ngjarje.
Ndërkohë, efektivët e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.