Gjeste intime gjatë orarit të punës, ILD mbyll hetimin disiplinor ndaj anëtarit të KLP, Olger Eminaj, çon dosjen...

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj Olger Eminaj një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj dhe raportin hetimor ia ka përcjellë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si organi kompetent i Gjykatës Kushtetuese për një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj.

Burime zyrtare kanë konfirmuar se ILD ka kërkuar nga KPA, masë disiplinore për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas dyshimeve për veprime seksuale të dyshuara të kryera prej tij.

Burime jo zyrtare bjnë me dije se ILD ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo masë e kërkuar argumentohet me faktin se anëtari i KLP, nga verifikimet e kryera rezulton se ka cenuar besimin e publikut.

Raporti iu dorëzua KPA-së më 1 qershor, por meqë më 18 qershor KPA dhe organeve të tjera të vetingut i mbaroi mandati raporti kjo i kalon Gjykatës Kushtetuese e cila tani ka marrë kompetencat e KPA-së për hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve dhe rastet e shqyrtimit të vendimeve të GJEND-së lidhur me gjyqtarët apo prokurorët që kanë ankimuar.

Olger Eminaj dyshohet se i ka dërguar një denoncueseje foto intime dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje erotike, kjo e ndodhur gjatë orarit zyrtar të punës. Gjithashtu dyshohet se ai i ka kryer këto veprime brenda ambienteve të institucionit të drejtësisë.

Përgjigja nga ILD:

Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju bëjmë me dije se Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur me iniciativë, hetim disiplinor ndaj z. Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me vendimin nr. 911/1 prot., datë 24.03.2026, lidhur me dyshimet për kryerjen e shkeljeve disiplinore të parashikuara nga neni 103, pika 1, shkronjat “a”, “c”, “j” dhe “k”, si dhe neni 103, pika 2, shkronjat “a” dhe “d” të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.

Hetimi disiplinor ka nisur bazuar në denoncimin e publikuar nga emisioni investigativ “STOP”, transmetuar në Televizionin “Klan” më datë 23.03.2026.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, raporti hetimor i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i është përcjellë më datë 01.06.2026 Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, organi kompetent, me fuqinë e Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin dhe vendimmarrjen lidhur me kërkesën disiplinore të paraqitur.

Ju faleminderit!