Këto janë 13 skuadrat e kualifikuara matematikisht deri tani nga faza e grupeve

Kupa e Botës 2026 po hyn në fazën vendimtare të grupeve dhe panorama e skuadrave që do të vazhdojnë garën po bëhet gjithnjë e më e qartë.

Deri tani, 13 kombëtare e kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën 1/32.

Mes tyre janë Meksika, Afrika e Jugut, Zvicra, Kanadaja, Bosnjë Hercegovina, Brazili, Maroku, SHBA-ja, Gjermania, Franca, Norvegjia, Argjentina dhe Kolumbia, të cilat kanë prerë tashmë biletën për në raundin me eliminim direkt.

Megjithatë, lista e skuadrave që pritet të vazhdojnë më tej është edhe më e gjatë.

Sipas projeksioneve aktuale, Anglia, Japonia, Holanda, Egjipti, Portugalia, Spanja dhe Gana janë praktikisht të kualifikuara. Vetëm një kombinim i jashtëzakonshëm rezultatesh do të mund t’i linte jashtë fazës tjetër.

Kjo do të thotë se plot 20 përfaqësuese konsiderohen aktualisht me kualifikimin pothuajse të siguruar, ndërsa lufta e vërtetë mbetet për 12 vendet e tjera që çojnë në fazën eliminatore.

Në anën tjetër, disa skuadra i kanë dhënë tashmë lamtumirën turneut.

Surpriza më e madhe mbetet eliminimi i Turqisë, ndërsa jashtë Botërorit janë edhe Katari, Haiti, Tunizia, Jordania, Panamaja dhe Çekia.

Me ndeshjet e fundit të fazës së grupeve që premtojnë emocione të mëdha, beteja për vendet e mbetura në 1/32-at pritet të jetë e ashpër deri në sekondat e fundit.