VIDEO/ Maroku përmbys Haitin, kualifikohet si vendi i dytë i Grupit C
Maroku nuk beri bolf përballë Haitit, duke fituar 4-2 në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe. Ky sukses e kualifikon ekipin afrikano-verior në raundin e 1/16.
Është mbyllur me rezultat 2-2 pjesa e parë e ndeshjes mes Marokut dhe Haitit, në një sfidë plot emocione dhe gola.
Haiti kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur portieri Bono pati fat të keq dhe e devijoi topin në portën e tij, duke i dhuruar avantazhin kundërshtarëve.
Maroku reagoi dhe krijoi disa raste të mira. Në minutën e 30-të, Achraf Hakimi dhe Ayoub El Kaabi iu afruan golit, por portieri Johny Placide bëri ndërhyrje vendimtare.
Barazimi erdhi në minutën e 39-të. Pas një rrëmuje në zonë, topi përfundoi te Achraf Hakimi, i cili nga afërsia e dërgoi në rrjetë për rezultatin 1-1. Goli u kontrollua nga VAR-i, por arbitri Danny Makkelie konfirmoi vendimin fillestar dhe goli u quajt i rregullt.
Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë Haiti riktheu avantazhin. Wilson Isidor realizoi një supergol nga distanca, duke lëshuar një goditje të fuqishme që përfundoi në këndin e sipërm të majtë të portës për rezultatin 1-2.
Kur dukej se skuadrat do të shkonin në pushim me epërsinë e Haitit, Ismael Saibari shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke rikthyer sërish ekuilibrin në takim.
Gjatë pjesës së dytë, Maroku realizoi dy gola të tjerë me Rahimin (78') dhe Yassine (89'), duke e mbyllur fazën e grupeve me 7 pikë, sikurse Brazili, por megolaverazh më të dobët.