VIDEO/ Dygolësh i Vininicius Junior, Brazili dëfren ndaj Skocisë dhe siguron vendin e parë
Brazili ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ve të finales të Botërorit 2026, pasi mposhti bindshëm Skocinë me rezultatin 3:0 në ndeshjen e fundit të Grupit C. Pesë herë kampionët e botës dominuan sfidën dhe nuk i lanë asnjë mundësi kundërshtarit, duke vulosur fitoren me dy gola të Vinicius Junior dhe një tjetër të Matheus Cunha.
Golat
Çfarë gabimi nga mbrojtja e Skocisë! Përfiton Vinicius Junior, që, pasi shmang me zgjuarsi portierim, e dërgon me lehtësi topin në rrjetë, 1-0.
Sërish ngjitetnë skenë Vinicius Junior, e çon Brazilin në pushimin mes pjesëve në avatazh të dyfishtë, 2-0.
60' - Gol! Matheus Cunha (Brazili) tregon zgjuarsi të madhe brenda zonës, teksa përfiton nga një pasim i shkëlqyer dhe godet menjëherë me të parën, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës. Asistues i golit ishte Bruno Guimaraes. Rezultati shkon në 0:3.
Në minutën e 76-të, Ancelotti hodhi në fushë Neymar Junuior-in, duke i dhënë minuta yllit të Seleçaos atëherë kur fitorja praktikisht ishte siguruar.