Mbyllet grupi i parë i Botërorit, ja projeksioni i 1/16-ve të finales
Është mbyllur zyrtarisht grupi i parë i fazës së grupeve në Botërorin 2026, ndërsa edhe 11 grupe të tjera mbeten ende për t’u kompletuar. Megjithatë, tabloja e parë e fazës së 1/16-ve të finales ka nisur të formësohet, me disa përballje të mëdha që tashmë parashikohen në bazë të rezultateve aktuale.
Deri tani, kualifikimin e kanë siguruar Meksika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Norvegjia, Argjentina, Kolumbia, Zvicra dhe Kanadaja. Edhe 23 vende të tjera mbeten ende në garë për të plotësuar tablonë e fazës eliminatore.
Sipas projeksionit aktual, duelet e mundshme të 1/16-ve të finales janë mjaft interesante dhe sjellin përballje të forta që në fillim të fazës nokaut:
- Gjermani – Paraguaj
- Francë – Suedi
- Kore e Jugut – Kanada
- Holandë – Marok
- Portugali – Gana
- Spanjë – Austri
- SHBA – Bosnjë Hercegovinë
- Egjipt – Kepi i Gjelbër
- Brazil – Japoni
- Bregu i Fildishtë – Norvegji
- Meksikë – Skoci
- Angli – Algjeri
- Argjentinë – Uruguaj
- Australi – Iran
- Zvicër – Belgjikë
- Kolumbi – Kroaci
- Këto janë vetëm projeksione të bazuara në renditjen aktuale, pasi çdo ndeshje e mbetur në grupet e tjera mund të ndryshojë ndjeshëm skemën e fazës eliminatore. Me 90 minutat e fundit të grupeve ende për t’u luajtur, Botërori mbetet plotësisht i hapur dhe surprizat janë ende shumë të mundshme.