Pas marshimit, protestuesit rikthehen te Kryeministria, kërkojnë largimin e Ramës
Pas marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, me thirrjet për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pavarësisht reshjeve me shi, nuk i ka penguar aspak të mblidhen në protestën e 25-të këtë të mërkurë, 24 qershor.
Protestuesit kanë bërë thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit të tij, ndërsa po sot kanë ripërsëritur kërkesat e tyre për qeverinë, me kushtin e panegociueshëm për largimin e kryeministrit.
Jehona e protestës ka tejkaluar kufijtë shqiptarë, me diasporën në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi që kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.