Prona, dyshohet si shkak i vëllavrasjes në Kavajë
Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja në Kavajë, ku vëllai goditi me thikë të vëllanë mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Sipas informacioneve zyrtare, Muhamet Rreshka 76 vjeç ka goditur disa herë me thikë të vëllanë Eqerem Rreshka, 74-vjeç, ku për pasojë ka gjetur dhe vdekjen rrugës për në spital.
Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar për çështje pronësie.
Vëllezërit Rreshka pretendonin një pronë, ku secili mendonte se e kishte të veten.
Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.