VIDEO/ Zvicra mposht Kanadanë dhe e mbyll në vendin e parë në Grupin B

Zvicra kualifikohet si e para në Grubin B të Botërorit 2026, pasi mposhti 2-1 Kanadanë në ndeshjen e luajtur në Vankuver. Me 7 pikë në total, Xhaka me shokë përmbushin pritshmëritë, duke dominuar në grup.

Pavarësisht humbjes, edhe Kanadaja kualifikohet si vendi i dytë me katër pikë, pasi parakaloi Bosnjë Hercegovinën falë golaverazhit më të mirë.  

Golat

Zvicra ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Kanadasë menjëherë në fillimin e pjesës së dytë, falë një aksioni të bukur ekipor.

Goli erdhi në minutën e 46-të, kur Johan Manzambi bëri një punë të shkëlqyer në ndërtimin e aksionit dhe asistoi për Rubén Vargas. Ky i fundit nuk gaboi përballë portierit Maxime Crépeau, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës me një goditje të saktë.

Goli i Vargas

Nuk vonon shumë dhe goli i i dytë për helvetët: realizon Manzambi, 2-0.

Goli i Manzambit

Rihapet ndeshja në minutën e 76-të: David  godet bukur brenda zonës pas krosimit të Nathan Saliba-s, duke kthyer entuziazmin te vendasit. 

Goli i David