‘Mbyllet’ sërish aksi Korçë – Tiranë/ Kamioni përmbyset në Dragostunjë, bllokohet qarkullimi

Aksi nacional Korçë-Tiranë është mbyllur sërish këtë të mërkurë, 24 qershor.

Shkak për bllokimin e këtij aksi të rëndësishëm që lidh juglindjen e vendit me Tiranën, ëhstë bërë përmbysja e një kamioni.

Ky i fundit është aksidentuar dhe më pas përmbysur, pikërisht në zonën e Dragostunjës në Librazhd, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve për të lëvizur drejt kryeqytetit apo zonave të juglindjes.

Kjo nuk është hera e parë që ky aks bllokohet, më herët ishte shembja e rrugës në zonën ‘Arrat e Gurrës’, e cila prej më shumë se dy javësh juglindja e vendit mbeti e paralizuar.