‘Jam agjent i Koresë së Veriut’/ Ironia e protestuesit: A meriton Shqipëria të përfaqësohet në BE me Zegjine Çaushin?

Një qytetar ngriti peshë zemrat e protestuesve në fjalimin e mbajtur përpara Kryeministrisë.

Në fjalën e mbajtur para turmës, ai deklaroi me sarkazëm se ishte një agjent i Koresë së Veriut, një frazë e përdorur qartësisht për të ironizuar akuzat e kundërshtarëve politikë.

Me ironi ai ngriti pikëpyetje nëse Shqipëria mund të përfaqësohet në institucionet e BE me Zegjine Çaushin apo Sara Milen.

Në përmbyllje të fjalës së tij, i riu u kërkoi qytetarëve të mos e braktisin kauzën dhe të qëndrojnë stoikë deri në largimin e Ramës e qeverisë së tij.

Dua me u tregu i sinqertë me ju sonte, edhe me u thënë se unë jam një agjent. Ama agjent i Koresë së Veriut. Mos me prit me më zbulu nesër ai flokëzbathuri i Librazhdit. Dua me iu drejtu asaj pjesës më të vogël të popullit tonë, e cila deri tash ka ndejt shumë indiferente ndaj protestës.

Duke thënë se s'ka mujt me gjet arsye të forta për me na u bashku. Shumë thjeshtë, edhe shumë shkurt, dy arsye edhe dy shembuj konkret, për të cilën ju besoj që duhet pa u bashkohemi. Në këto 36 vjet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndërru nja gjashtë presidentë.

Mos u përçani, mos u shisni. A mundet Shqipëria të përfaqësohet në instancat më të larta të BE me Zegjine Çaushin. Apo me Sara Milen që fitoi zemrat e të burgosurve të Burgut të Peqinit.