Zvicër-Kanada, publikohen formacionet zyrtare, luhet për vendin e parë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Zvicra dhe Kanadaja, e vlefshme për javën e tretë dhe të fundit të Grupit B në Botërorin 2026.

Të dyja skuadrat hyjnë në fushë me objektivin për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ve, ndërsa trajnerët kanë zgjedhur formacionet më të mira në dispozicion.

Te Zvicra, në qendër të mbrojtjes do të jetë Manuel Akanji, ndërsa në mesfushë vendin e titullarit e kanë siguruar Remo Freuler dhe kapiteni Granit Xhaka. Në stol do të nisin ndeshjen Michel Aebischer dhe Ardon Jashari.

Nga ana tjetër, Kanadaja do t’i besojë repartit ofensiv të udhëhequr nga Jonathan David dhe Cyle Larin.

Ndeshja do të gjykohet nga arbitri brazilian Ramon Abatti. Kjo sfidë pritet të jetë vendimtare për fatet e Grupit B dhe për përcaktimin e skuadrave që do të vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Botës 2026.

Formacionet zyrtare:

Zvicra (4-2-3-1):

Kobel; Jaquez, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Freuler, Xhaka; Manzambi, Sow, Vargas; Embolo.

Trajner: Murat Yakin.

Kanadaja (4-4-2):

Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Buchanan, Choiniere, Saliba, Ahmed; Jonathan David, Larin.

Trajner: Jesse Marsch.