Ibrahimovic vlerëson Leao-n: Kur luan si ndaj Uzbekistanit, është një nga më të mirët
Zlatan Ibrahimović ka komentuar në “Fox Sports” fitoren e Portugalisë 5-0 ndaj Uzbekistanit, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe paraqitjen e Rafael Leão-s, autor i golit të pestë që vulosi rezultatin e ndeshjes.
Ibrahimović vlerësoi si performancën e ekipit ashtu edhe atë individuale të ‘yjeve’ kryesorë të Portugalisë, duke përfshirë edhe kapitenin Cristiano Ronaldo, i cili ishte gjithashtu mes golashënuesve.
“Kanë shënuar golat që duhej të shënonin. Një nga ‘Avengers’ bëri punën e tij (Ronaldo), jam shumë i lumtur edhe për golin e Leãos. Për mua ai është një nga më të mirët kur luan në këtë nivel”, u shpreh Ibrahimović.
Ai shtoi se një fitore me rezultat të thellë rrit vetëbesimin e skuadrës, por paralajmëroi se Portugalia nuk duhet të shkojë në eufori, pasi ndeshja e radhës do të jetë shumë më e vështirë.
Ndërkohë, Leão vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për të ardhmen e tij te Milani. Edhe pse ai shmang pyetjet pas çdo ndeshjeje me kombëtaren, sulmuesi ka lënë të kuptohet se kërkon një sfidë të re dhe motivime të reja në karrierë.
Megjithatë, deri tani mungojnë oferta konkrete për transferimin e tij, ndërsa një paraqitje e fortë në Botërorin 2026 mund të ndryshojë situatën në merkato.
Së fundmi, një sinjal i vogël për të ardhmen e tij është parë në deklaratën ku Leão ka shprehur vlerësim për trajnerin Rúben Amorim, duke lënë të hapur diskutimet nëse bëhet fjalë për një rastësi apo një mesazh të fshehur për drejtimin e tij të ardhshëm.