Pse po bëhen virale në TikTok përmbajtjet kundër kremit mbrojtës nga dielli
Dezinformimi rreth kremit mbrojtës nga dielli po merr shumë më tepër angazhim në TikTok sesa përmbajtjet e sakta, tregon një studim i ri.
Sipas hulumtuesve, edhe pse shumica e videove në platformë e promovojnë përdorimin e kremit kundër diellit, një pjesë e vogël që e kritikon atë arrin mesatarisht më shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente.
Megjithatë, videot kritike rezultuan shumë më virale, duke gjeneruar angazhim më të lartë nga përdoruesit. Studiuesit thonë se kjo lidhet me natyrën e platformave sociale, ku përmbajtjet provokuese ose kundërshtuese shpesh përhapen më shpejt.
Shëndeti publik po shqetësohet gjithnjë e më shumë për këtë trend, pasi rastet e kancerit të lëkurës janë në rritje në mbarë botën dhe kremi mbrojtës konsiderohet një nga mënyrat më efektive për parandalim.
Disa nga pretendimet e rreme përfshijnë idenë se kremi është toksik, shkakton kancer ose bllokon rrezet e diellit që janë të dobishme për trupin.
Studiuesit kanadezë analizuan videot më të shikuara me hashtagët më të përdorur si #sunscreen, #spf dhe #sunprotection, duke i klasifikuar sipas përmbajtjes dhe reagimit të audiencës.
Studiuesit theksojnë se përmbajtjet kundërshtuese kanë “potencial më të madh viral”, sidomos kur janë të habitshme ose kundër mendimit të përgjithshëm.
Sipas autorit të studimit, AlessandroMarcon, TikTok nuk është i mbushur me dezinformim, por videot që përhapin ide të rrezikshme për kremrat mbrojtës marrin shumë më tepër vëmendje sesa ato që japin informacion të saktë.
Ai shton se është shqetësuese që shumë pak video theksojnë rolin e kremit në parandalimin e kancerit, edhe pse ky është një nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore.