Digjet një fuoristradë pranë tunelit të Llogarasë, dyshohet për...

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët rreth ores 13 te dites se sotme në zonën e Llogarasë, pak metra pa hyrë në tunelin e Llogarasë. Mjeti është shkrumbuar kryesisht pjesën e përparme, në zonën e motorit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në automjet, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë ditët e fundit qarkun e Vlorës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në zonën përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.