Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq. Në listë edhe Gramoz Ruçi e Taulant Balla

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin gjyqësor ndaj tij, duke argumentuar se dëshmia e kreut të qeverisë lidhet me çështjen e ligjit për minierat.

Sipas Metës, në listën e dëshmitarëve që ai kërkon të paraqiten në gjykatë përfshihen edhe ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Meta ka deklaruar se kërkesa për thirrjen e Ramës si dëshmitar lidhet konkretisht me sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me ligjin e minierave dhe proceset përkatëse të vendimmarrjes.

Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë nëse dëshmitarët e propozuar do të thirren për të dhënë deklarime në kuadër të procesit gjyqësor.

Ilir Meta: Duke mbeshtetur qendrimet e avokatit, gjykata nëse çmon të arsyshme do ishte me vlerë të thërriste një ekspert të pavarur në fushën e minierave për të parë se nga ky ndryshimi ligjor sa subjekte kanë përfituar në tëresi. Për të parë nëse ka qenë apo jo nje ligj i dobishëm.

Duke marrë edhe të dhënat se sa subjekte kanë përfituar nga ai ligj në atë moment, janë rreth 300 në dijenin time dhe sa kanë perfituar nga ajo kohe deri me tani, sepse numri eshtë shtuar. Jeni përballë një fantazie të shfrenuar.

Ne kemi jetuar deri në 2009 te shtëpia e nënës së ish bashkëshortes time. Mamaja e saj ka bërë një kontratë sipërmarrje me një ndertues për të berë një pallat. Jemi vendosur te Blloku, kemi qendruar aty rreth 4 vite. Ndërtesa ishte me probleme dhe Blloku ka ndotje akustike dhe probleme të tjera. E kisha të pamundur të beja aktivitet sportive, të dilja shëtitje etj dhe vendosëm per të ikur, jo me qëllimin që të merrnim një vilë.

Donim hapesire që të kishte akses për aktivitete sportive. Kërkesa e parë ishte për të marrë një ambient te Qemal Stafa.

Meta:  Nuk isha dakord për ambient te Rolling Hills, kishim tre fëmijë të vegjël. Aty kishte shumë politikanë dhe figura të njohura, nuk më jepte kënaqësi qendrimi atje. Avokati e tha qartë, ne nuk e dinim që një dite do gjendej një telefon me biseda. Veprimet kanë qenë shumë të qarta. Kryetari i Kuvendit ka vetëm të drejtë të drejtojë seancat etj, në pikëpamjen e ligjvënies ka vetëm një votë nga 140.

Nëse gjykata e çmon të rendësishëm episodin e ndryshimit të ligjit për minierat, të thërrase ekspertin dhe të shpjegojë është bërë apo jo vetem per 1 person, vetëm për interes të një individi dhe si ka ndikuar. Për shtetin është bërë mire sepse është forcues sigurie. Për këtë ligj, nuk ka asnjë komunikim timin me zotin Mane apo me ndonje person tjrtër. Prokurori Kllapi ne seancën e kaluar, vajti deri aty sa gënjeu dhe tha se kam komunikuar me ate dhe këtë deputet. 100% e pavërtetë.

Lista e dëshmitarëve të kërkuar nga Ilir Meta: (Kërkohet dëshmia e tyre për ndryshimin e ligjit për minierat)

Avokati Kujtim Cakrani lexon listën:

Esmeralda Shkjau, Eduart Shalsi, Namik Kopliku, Zamir Mane, Eva Mane, Edi Rama, Gramoz Ruçi, Petrit Vasili dhe Taulant Balla.