SYRI TV/ Të majtët evropianë kritika të forta Ramës, reagon PDE/EDP për intervistën në Financial Time

Të majtët liberalë në Evropë kanë kritikuar me tone të forta kreun e qeverisë Edi Rama pas ofendimeve në gjuhë të huaj që u bëri protestuesve shqiptarë në intervistën për Financial Times. Në një reagim në rrjetet sociale, Partia Demokratike Evropiane (PDE/EDP) shkruan se shprehja “fuck you” e Edi Ramës ndaj qytetarëve të tij nuk dëshmon lidership, por përçmim dhe shmangie të përgjegjësisë. PDE/EDP thotë se shqiptarët meritojnë llogaridhënie dhe transparencë, jo arrogancë.

Partia Demokratike Evropiane, një parti e qendrës së majtë liberale, ka kritikuar ashpër kreun e qeverisë Edi Rama pas fyerjes në anglisht që u bëri protestuesve shqiptarë në intervistën për Financial Times. Në një reagim në rrjetet sociale, PDE/EDP thotë se shprehja “fuck you” e Edi Ramës ndaj qytetarëve nuk është lidership, por përçmim dhe shmangie e përgjegjësisë ndaj qytetarëve që protestojnë për zonat e mbrojtura. Sipas të majtës evropiane, në një demokraci qytetarët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie, jo arrogancë.

Në intervistën e tij për Financial Times, Edi Rama iu përgjigj qytetarëve që protestojnë kundër resortit të lidhur me Jared Kushner me akuza, shmangie të përgjegjësisë dhe përçmim. Të quash sheshin një komplot të huaj, ose t’u përgjigjesh me “f**k you” atyre që kërkojnë përgjigje, nuk është lidership. Kur njerëzit ngrenë pyetje për tokat e mbrojtura, pastrimin e parave dhe pushtetin, demokracia kërkon respekt. Zëri i sheshit duhet të dëgjohet, jo të fyhet. Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë.

Dy ditë më parë, në intervistën për Financial Times, kryeministri Rama shpërtheu në fyerje dhe ofendime ndaj qindra mijëra qytetarëve që protestojnë prej 25 ditësh për të kërkuar dorëheqjen e tij. Ai tejkaloi çdo limit duke sharë në gjuhë të huaj shqiptarët me “fuck you”, teksa u përpoq t’i paraqesë protestat antiqeveritare në skenën ndërkombëtare si protesta anti-Trump.