‘Plakën nuk e zë gjumi’/ Salvatore, të vëllait në ‘Sky’: Mbushi një dyshek me euro, të flerë rehat
Syri.Net
Biseda të reja kanë nga dosja hetimore e SPAK, ku dalin zbuluar vëllezërit Salvatore dhe Isa Aliu në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.
Veç trafikut të drogës, komunikimet tregojnë një realitet tjetër siç është ai i fshehjes së sasive të mëdha të eurove dhe investimi i tyre në disa biznese.
“Syri Tv” mëson se gjithçka mbahej shënim nga Isa Aliu që qëndronte në Shqipëri. Ai raportonte gjithmonë tek vëllai i tij Salvatore alias Shpëtim Aliu, që qëndronte në Dubai, nga ku lidheshin kontratat e tregtisë së kokainës.
Në këtë bisedë të mëposhtme dy vëllezërit flasin për sasinë e madhe të eurove, ndërsa Isa Aliu një moment i shpreh një shqetësim vëllait më madh duke i thënë se e ëma ishte shqetësuar shumë për sasinë e madhe të parave.
Në një prej komunikimeve të zbardhura në “Sky”, Isa Aliu, i tregon vëllait të tij, Salvatore Aliu, se nëna e tyre kishte nisur të trembej nga sasia e madhe e parave cash që mbaheshin në banesë.
“...Plakën nuk po e zë gjumi...pasi habitet për shumën e parave që ndodhet në Shqipëri...”- i shkruan Isa Aliu, të vëllait.
Ndërsa ky i fundit, Salvatore, i përgjigjej me ironi duke i sugjeruar: “...Mbushja një dyshek, që të flejë rehat...”.
Komunikimi mes vëllezërve:
Isa Aliu: Ato që kanë dhënë lekët.
Salvatore: Aty në Shqipëri?
Salvatore: Se do t’i mbyll llogaritë me të gjithë.
Isa Aliu: Këtu janë bërë rreth 9 milionë e 800.
Salvatore: Dua të shoh sa lekë të kanë dorëzuar ty.
Salvatore: Edhe si t’i kanë dorëzuar, do m’i kalosh.
Isa Aliu: Me atë që kam mbledhur…
Salvatore: Nuk i dua kështu. I dua në total.
Isa Aliu: OK.
Salvatore: I dua sipas mënyrës si t’i kanë dorëzuar. Ose si i ke mbajtur të shënuara.
Isa Aliu: Po, i kam shënuar.
Isa Aliu: Natën, zemër, plaka ka filluar të trembet.
Salvatore: Pse? Për çfarë? Çfarë ka?
Isa Aliu: Po, sa herë vjen dikush dhe më sheh…
Salvatore: Po s’ka gjë, çfarë ka parë?
Isa Aliu: Po pra. Habitet.
Salvatore: Mbushja një dyshek. Që të flejë rehat.
Isa Aliu: Thotë: “Pse ekzistojnë kaq shumë?”
Salvatore: Janë edhe 20. Akoma. Që duhet të vijnë.