Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson
Pas rreth më pak se një vit Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të Portit të Sarandës, ndërsa në vend të tij është emëruar Gjergji Mërkuri.
Ndryshimi vjen pas një periudhe në të cilën Malaj drejtoi institucionin portual, detyrë që mori në korrik të vitit 2025 pas transferimit të tij nga drejtimi i Portit të Vlorës.
Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të Malajt.