Hajdutit nuk i mjaftojnë më patronazhistët
Beteja politike shqiptare e zhvendosur në shesh, tashmë ka edhe pikë-vëmendjet e saj. Në këtë debat edhe idesh, përplasja e akuzave me kundër-akuza pa shpjegime të argumentuara tregon se niveli i debatit është sipërfaqësor.
Ka shumë ditë që kreu i qeverisë akuzon për protestën kundër tij dhe qeverisë së tij hajdutë bio, alogoritmin, algoritmet.
Unë duke mos qenë shumë perfekt në sistemet e IT vendosa të pyes ChatGPT ose inteligjencën artificiale për këtë lloj pretendimi dhe që të jem më i qartë në ato çfarë do të them. Doja të kuptoja kuptimësinë e vërtetë të termit “Algoritëm”.
Ja përgjigja e IA-së:
Algoritmet janë një seri hapash ose udhëzimesh të përcaktuara qartë që përdoren për të zgjidhur një problem ose për të kryer një detyrë.
Mund ta mendosh si një "recetë" për një kompjuter ose për një person:
Shembull i thjeshtë: si të bësh çaj
1. Mbush çajnikun me ujë.
2. Ziej ujin.
3. Vendos qesen e çajit në filxhan.
4. Hidh ujin e nxehtë.
5. Prit disa minuta.
6. Shërbe çajin.
Këta hapa përbëjnë një algoritëm.
Në informatikë, algoritmet përdoren për:
• Renditjen e të dhënave (p.sh. numrave nga më i vogli te më i madhi).
• Kërkimin e informacionit.
• Llogaritjet matematikore.
• Navigimin në harta.
• Funksionimin e motorëve të kërkimit dhe inteligjencës artificiale.
Shembull i një algoritmi për të gjetur numrin më të madh nga tre numra:
1. Krahaso numrin e parë me të dytin.
2. Mbaj më të madhin.
3. Krahasoje atë me numrin e tretë.
4. Numri më i madh nga krahasimi i fundit është përgjigjja.
Karakteristikat kryesore të një algoritmi janë:
• Ka hapa të qartë dhe të kuptueshëm.
• Ka një fillim dhe një fund.
• Jep një rezultat të saktë kur ndiqet si duhet.
• Mund të ekzekutohet në një kohë të kufizuar.
Pra, një algoritëm është një metodë sistematike për zgjidhjen e një problemi ose realizimin e një detyre.
Atëherë pse Rama e ka frikë këtë metodë?
E para. Sepse ai nuk e kontrollon dot nëse është kështu. Siç bënte me iniciativat e tij 3D që u shndërruan në shpella të madha të vjedhjes që do t’i kishte zili edhe Ali Baba me bandën e tij të 40 hajdutëve.
E dyta: Rama ka frikë nga gjithçka që nuk e kontrollon dot. Pra frika me algo… apo pa algoritëm është prezent. Ai po përdor gjithçka që të nënshtrojë protestuesit siç ka bërë në kohën e fishkëllimës “Basha”. Por s’po i del llogaria. Pasi selia e “shqupit” nuk është më nën sqetullën e tij si aromë parfumi. Por u është kthyer qytetarëve, demokratëve.
E treta. I mësuar tashmë që të manipulojë me ndihmën e medieve të kapur dhe ta paguar nga qeveria e bandat, çdo lëvizje kundër tij, ai po shpërfytyrohet. Se këto rrjetet sociale nuk kanë nevojë as për resorte, as për tendera, as për rrugë që duhet te asfaltohen, por ngelen çakëll, as për porte apo aeroporte që të pastrojnë paratë e tyre, dhe të tij e bandës së komanduar prej tij. Pra i ka ngec sharra në bulon.
E katërta: nuk po gjen anën se si të mbyllë gojët e “liga” që i vijnë hakut nëpër rrjete. Patronzhistët nuk i mjaftojnë më. Ndërsa paratë po i shkojnë kot. Se shqiptarët kanë pësuar një zgjim të pashoq dhe nuk përtojnë më të flasin e të kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo e çmend Ramën. Pasi kishte shtruar rrugën që të rrinte në pushtete nja 50 vjet. Donte thyente rekordin e “babait”.
E pesta: Edhe nga radhët e Partisë që e menaxhon me shikime e pa fishkëllima, duket se po i dalin disa që kanë mësuar të ziejnë çajin edhe vetë pa pasur nevojë për Algoritmin e tij. Spiropali po çirret nga brenda që të thotë ndonjë gjë. Po akoma nuk ka shpërthyer, nuk e ka nxjerrë “tigrin”. Me e guximshme ishte deputetja Koçeku që shfry dufin kundër diktaturës që zotëron partinë ku bënte pjesë. Një diktaturë që po i imponohej edhe shqiptarëve marrëzisht e masivisht.
E gjashta, dhe jo më pak e rëndësishme. Ndërkombëtarët, tashmë të informuar pa kushte nga opozita dhe nga ato pak media ta pavarura kanë kuptuar se Rama nuk është ashtu siç ai paraqitet. Nuk i përkulet ne gjunjë popullit të tij që e solli në pushtete me 2013 ashtu siç i përkulet Melonit e milionave të korrupsionit. Pra ata i kanë mbyllur derën e “Lajmeve të rremë” dhe i kërkojnë qartësi.
E shtata: Protesta e “armiqve” të brendshëm dhe të jashtëm e ka shpërqendruar. Aty janë shqiptarët. Nuk është askush tjetër e kjo e persekuton më shumë. Mendon gjithë ditën që sikur të kishte bërë burg si Lubonja do ta donin më shumë. Nuk e kishte menduar që të urrehej kaq shumë nga populli që qeveris. Dhe tashmë ai e ka kuptuar që shqiptarët e kanë kuptuar se çfarë hajduti dhe i lidhur me krimin e bandat është. Vetëm një antikombëtar mund të sillet si ai. Një personazh grotesk që herë ngjan si klounët e pallateve mondane që duhej të bënte të gjithë për të qeshur e here si gardiani i burgut që i ka bërë të gjithë kundërshtarë të tij me harbutërinë dhe arrogancën mjerane.
Dhe e fundit: Shqiptarët që protestojnë në shesh nuk janë aspak kundër zhvillimit të vendit. Por janë kundër vjedhjes së tij, grabitjes së tij nga bandat, krimi dhe një Kryeministër që duhet të ‘japë dorëheqjen’ sa më shpejt, e kështu të jetë më mirë Shqipëria.