Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis

Rreth 5 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonat malore të Krujës.

Burime bëjnë me dije se bimët narkotike ishin kultivuar në afro 100 parcela të ndryshme, të shpërndara në disa zona të thella. Çdo parcelë përmbante nga 50 deri në 100 rrënjë kanabis, të cilat u evidentuan gjatë kontrolleve në terren.

Megjithëse deri tani nuk ka persona të arrestuar, hetimet kanë çuar në identifikimin e disa personave të dyshuar si organizatorë dhe administrues të parcelave. Ata janë shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë përpjekjet për lokalizimin e tyre.

Në operacion janë angazhuar 15 grupe policore, ndërsa kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.