Meta në GJKKO, avokati Cakrani kundërshton akuzat: SPAK nuk mbështetet në prova
Sot në Tiranë po zhvillohet seanca e gjyqit të themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.
Sipas raportimeve, avokati i Kryemadhit nuk është lejuar fillimisht të hyjë në sallë, pasi nuk ka pranuar kontrollin e çantës nga punonjësit e sigurisë.
Ndërkohë, avokati i Metës Kujtim Cakrani ka kundërshtuar akuzat, duke deklaruar se ato nuk mbështeten në prova dhe se çështja CEZ-DIA nuk qëndron ligjërisht.
Ai ka pretenduar gjithashtu shkelje procedurale dhe mungesë të analizës financiare në dosje.
Avokati Cakrani: "Me atë çfarë ka ndodhur me CEZ/DIA-n, kjo çështje ka nisur në 2017-ën me një kallëzim nga Romeo Karaj. Kallëzimi është bërë menjëherë pasi ka përfunduar procesi i Kastriot Ismailajt kur u dënua me formë të prerë dhe mbaroi proceci në Arbitrazh.
Karaj ka qenë në këto procese. Kallëzimi ka qenë për Berishën dhe gjithë qeverinë “Berisha” e pastaj kaloi tek Meta.
Kundërshtarët politikë gjejnë njerëz si Karaj dhe Vojsava Ismailaj, të cilët për hallet e tyre familjare e mendore japin intervista jashtë Shqipërisë, që në këtë rast janë marrë parasysh.
CEZ/DIA një koncesion shtetëror. DIA, kompani amerikane që operon në gjithë botën dhe ka administratë Rebekën. Ajo as ka pasur nevojë për ndihmën e askujt, as të Berishës e as të Metës, i mjaftonte Dritan Prifti.
CEZ/DIA është lobuar për të goditur Metën. Në 15 faqe diskutohet nga prokuroria kjo që është çështja e shekullit.
Përmendet ambasadori Tepshi. Nuk ka asnjë të dhënë që ka qenë dhe ambasador dhe këshilltar tregtar. Nuk mund të relatohen gjëra që nuk rezultojnë në dosje, apo në akt zyrtar. Edhe pse mund të ketë udhëtuar në një avion me Ismailiajn, Meta është kthyer me urgjencë në 2 dhjetor për shkak të përmbytjeve në Shkodër.
Atëherë ka pasur vetëm një sportel “VIP”, ku hynin politikanët apo biznesmenët. Fakti që kanë hyrë në një ditë nuk e kriminalizon Metën. Të gjitha gazetat opozitare ose njerëz, apo media të paguara bënin shkrime që shkonin deri në Vjenë kundër zotit Meta. Por kjo nuk mund të materializohet në akuzë.
Pse nuk ka bërë SPAK-u analizë financiare të Metës? Se çfarë ka ndodhur në jetën e tij. Akuza për CEZ/DIA nuk qëndron, se në vitin 2009 Meta nuk ka qenë funksionar, por deputet në opozitë.
Deklaratat e Priftit, të marra në 2015-ën, para se të regjistrohej ai procedim. Deklarata u dha para Prokurorisë se Tiranës dhe marrja si provë kërkon ekzaminim të veçantë. Prifti ka deklaruar gjëra që s’kanë lidhje me Metën.
Prifti atëherë në konflikt të hapur me Metën për videon dhe nuk mund të jepte deklarime. Prifti e Doshi donin ta eliminonin politikisht Metën. Dëshmia e Josef Hegel në Tribunalin e Vjenës nuk mund të bëhen provë për proces tjetër.
Procedimi i Arbitrazhit ka konfidencialitet dhe përdorimi tyre pa lejen e Gjykatës së Arbitrazhit përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar".
HETIMET
Kujtojmë se Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.
Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.