Publikimi i Ballës, Semanaj: Sakrifica dhe gjaku i derdhur për kombin nga Tahir Sinani nuk fshihen me një postim politik

Eksperti i Sigurisë kibernetike Besmir Semani ka reaguar më një shënim në faqen e tij në facebook pas publikimit nga ana e Taulant Ballës të një dokumenti ku tregohen shuma parash të marra nga ish anëtarë të UÇK. Balla mundohet në këtë mënyrë që të njollose rolin e Dritan Goxhajt i cili ishte personi që lexoi kërkesat e protestës së madhe qytetare kur kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

Në atë listë ishte edhe Emri I Heroi të luftës së Shqiptarëve për Liri Tahir Sinani.

“Tahir Sinani nuk ishte mercenar. Ai ishte luftëtar i lirisë, një njeri që dha jetën për trojet shqiptare dhe luftoi në tri luftëra për kombin”.

“Të përpiqesh ta njollosësh figurën e tij pas vdekjes është fyerje ndaj sakrificës së tij, ndaj familjes së tij dhe ndaj gjithë shqiptarëve që e nderojnë si hero”, shkruan eksperti.

Potsimi:

SKANDAL!!!

Taulant Balla, në përpjekjen e tij për të goditur Dritan Goxhajn duke e etiketuar si “mercenar”, ka bërë një veprim të papranueshëm duke përfshirë në të njëjtën listë edhe Heroin e Kosovës, Tahir Sinanin.

Tahir Sinani nuk ishte mercenar. Ai ishte luftëtar i lirisë, një njeri që dha jetën për trojet shqiptare dhe luftoi në tri luftëra për kombin. Të përpiqesh ta njollosësh figurën e tij pas vdekjes është fyerje ndaj sakrificës së tij, ndaj familjes së tij dhe ndaj gjithë shqiptarëve që e nderojnë si hero.

Ky nuk është thjesht një gabim. Ky është një skandal i rëndë dhe një akt i papërgjegjshëm që prek një nga figurat më të respektuara të luftës. Për interesa politike të momentit nuk mund të baltoset historia dhe të përlyhen ata që dhanë jetën për lirinë e shqiptarëve.

Nuk mund dhe nuk duhet të heshtim kur sulmohet e përdhoset figura e Tahir Sinanit. Reagimi duhet të jetë i menjëhershëm nga të gjithë ata që respektojnë sakrificën e dëshmorëve dhe vlerat e luftës për liri.

Tahir Sinani nuk mund të bëhet pis nga askush. Historia, sakrifica dhe gjaku i derdhur për kombin nuk fshihen me një postim politik.