Diaspora paralajmëron protestë më 4 korrik në Tiranë
Në Tirane ka vijuar protesta për të 24-ën ditë radhazi para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në klasën politike.
Gjatë tubimit të sotëm, një prej protestuesve ka deklaruar se diaspora shqiptare do të rikthehet në vend më 4 korrik për një tjetër protestë masive, duke thënë se janë marrë mesazhe dhe mbështetje nga jashtë vendit.
Protestuesit kanë mbajtur flamuj kuqezi dhe amerikanë, si dhe pankarta me thirrje kundër qeverisë, ndërsa vijojnë të artikulojnë kërkesa për dorëheqje dhe ndryshim politik.
Në protestë është vërejtur edhe përdorimi simbolik i figurës së flamingos, lidhur me shqetësimet e ngritura nga aktivistë mjedisorë për ndikimin e investimeve në zonën e Zvërnec, të cilat sipas tyre rrezikojnë ekosistemin lokal.
Organizatorët thonë se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa pritet pjesëmarrje më e gjerë në fillim të korrikut.