Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën ‘F*ck You! Jep dorëheqjen’

Analisti dhe publicisti, Fatos Lubonja i është bashkuar sot protestës së 24-t radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ai u shfaq me një pankartë simbolike dhe një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kreut të qeverisë.

I pranishëm në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë, Lubonja është shfaqur duke mbajtur në dorë një flamingo rozë, simbol që është përdorur ne se shumti në protestat e fundit, si dhe një pankartë me mbishkrimin: “F*ck You! Jep dorëheqjen”.

Mesazhi i analistit pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për median e njohur Financial Times, ku ai përdori shprehjen “F*ck you” ndaj atyre që e akuzojnë si drejtues të një sistemi të korruptuar dhe si frymëzues të zhvillimeve të fundit politike në vend.