'Protestat, rebelim i rinisë!' Auron Tare: Fatin e vendit s’mund ta ketë në dorë vetëm një person

“Kemi një rebelim të madh të rinisë për të thënë që nuk është më e pranueshme që arkitekturën, peizazhet, trashëgiminë kulturore apo fatin e vendit ta ketë vetëm një person në dorë. Ky është thelbi i kësaj proteste të madhe në boulevard” kështu e arsyeton studiuesi dhe historian Auron Tare, protestën kundër qeverisë Rama e cila sot ka hyrë në ditën e njëzet e katërt.

Në një intervistë me video për emisionin ‘A Shoë’ të Adi Krastës mbrëmjen e sotme në Syri Tv, Tare tregon se Tirana është kthyer në vëmendjen e medias ndërkombëtare.  

“Para disa vitesh kisha një takim, intervistë, quajeni si të doni, mbi tre orë me një gazetar shumë interesant të Neë Yorker, i cili është në Shqipëri.

Duhet thënë që Tirana është pak a shumë, për mua që merrem me mediat, në një situatë lufte ku mediat nga më të rëndësishmet të botës kanë zbarkuar në Tiranë, vetëm në kohën e Kosovës ka ndodhur kjo” tregon ai.

Po çfarë ka ndodhur? Pse ky rebelim që shpërtheu tani? Tare e ka një përgjigje.

"Vendi po përballet me një tjetërsim të pakthyeshëm të zonave të mbrojtura, duke ia dorëzuar bregdetin dhe parqet kombëtare një grupi shumë të ngushtë interesi. Prej vitesh qytetarët kanë parë tkurrjen e hapësirave publike, duke nisur që nga cenimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore e deri te zhdukja e vijës bregdetare.

“Dhe ai po më pyeste se çfarë po ndodhte dhe unë i thashë: Për të kuptuar çfarë po ndodh, duhet të kuptoni se çfarë ka ndodhur në Butrint këto vjet. Pra për t'ju dhënë përgjigje dhe atyre pyetjeve tuaja. Çfarë ka ndodhur? Përpjekjet e mëdha që u bënë në '98-n, '99-n, 2000-n, kur dhe zoti Rama ishte ministër i Kulturës, dhe disa prej kryeministrave të kohës si Nano, Meta dhe presidenti Meidani, punuan fort që... jo vetëm qyteti antik, por e gjithë zona përqark të shpallej zonë e mbrojtur, pasuri botërore, konventa Ramsar, e tjerë e tjerë.

Para katër vjetësh, nëpërmjet një procesi totalisht të korruptuar dhe të manipuluar nga qeveria shqiptare dhe AADF-ja, pra Fondi Shqiptaro-Amerikan, u bë e mundur që qytetit antik t'i ngulej një flamur amerikan, pra tashmë do të menaxhohet nga një fond amerikan, AADF-ja, dhe zona përqark, pra gjithë zona më e bukur e Shqipërisë përballë Korfuzit, është dhënë, apo po planifikohet të jepet, ndërtuesve të ndryshëm të cilët kanë filluar tashmë dy operacione të mëdha: njëra është Kepi i Stillos, tjetra është zona nga Ksamili në Kanalin e Vivarit. Pra po ndërtohet dhe në vende të tjera siç është për shembull qyteti edhe më i lashtë i Butrintit, Kalivoja, planifikohet të ndërtohet, po dhe zonat e Bufit apo Diaporitit e tjerë e tjerë.

Të gjitha këto janë bërë me votën e kukullave të parlamentit, të cilët votuan për të amenduar ligjin, si ligjin e trashëgimisë kulturore, pra që i hapte rrugë menaxhimit të qendrave antike shqiptare apo të zonës së trashëgimisë kulturore me fondacione, si dhe amendimit të ligjit të famshëm të 2024-s, i cili specifikisht thotë që tashmë në zonat e mbrojtura mund të ndërtohen edhe resorte me pesë yje.

Pra të dyja këto ligje janë bërë specifikisht për të ndërhyrë në zonat më të bukura të Shqipërisë duke prishur në mënyrë të pakthyeshme disa prej trashëgimisë tonë më të rëndësishme që ne kemi.

Dhe kjo mendoj unë e shpjegon fare mirë çfarë po ndodh në Zvërnec, Pishë Poro, Nartë, e tjerë e tjerë, ku e vërtetë, ajo protesta filloi për atë moment, pra për atë zonë, por është e shtrirë në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura siç është Rrjolli, siç është Delta e Vjosës, siç është Langarica e cila është shpartalluar komplet, siç është përgjatë lumit të Vjosës që është shpallur park kombëtar, siç është Thethi apo Valbona e tjerë e tjerë. Pra zonat të cilat janë zona të mbrojtura, tashmë me këtë ligj u hap, pra u thye diga për të shkuar dhe për të ndërtuar. Dhe e gjitha kjo në bindjen time, e mbështetur, e sponsorizuar nga një grusht i vogël njerëzish të cilët e kanë parë jo vetëm vijën bregdetare, por dhe vende të tjera të natyrës, si mundësi për zhvillim, pra për ndërtim, për vila, për t'i shitur e tjerë e tjerë. Por e gjitha kjo ka të bëjë edhe me një mbrapavijë tjetër. Mënyra se si këto 5, 6, 7 vitet e fundit është zhvilluar turizmi. Pra rendja pas numrave, sa më shumë njerëz, sa më shumë numra, e gjitha kjo sigurisht do të sillte presionin ndaj natyrës, ndaj zonave të mbrojtura. Pra rritja e numrit edhe në mënyrë artificiale...