VIDEO/ Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës që po zhvillohet në kryeqytet.
Pas disa orësh tubimi dhe fjalimesh në bulevardin kryesor, protestuesit nisur marshimin , duke shënuar protestën e 24-të pa ndërprerje.
Pjesëmarrësit po largohen nga pika e grumbullimit dhe kanë vijuar drejt akseve të ndryshme të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike.
Protestuesit kanë zgjedhur një itinerar të ndryshëm nga protestat e mëparshme.
Tubimi i mbrëmjes është shoqëruar me një pjesëmarrje të lartë qytetarësh, ndërsa marshimi nisi nën thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë.