Denoncimi i fortë i të riut në protestën kundër Ramës: Po kërcënohemi me mesazhe! Nuk tërhiqemi

Protestuesit po kërcënohen për pjesëmarrjen në protestën kundër qeverisë Rama që tashmë kaq hyrë në ditën e 24-t të saj.

Një I ri teksa po fliste në foltoren e improvizuar para kryeministrisë tha se kishte marrë mesazhe kërcënuese dhe se nuk ishte I vetmi.

Ai shtoi se mesazhet kërcënuese nuk do e imtimidojnë por do të vijojë protestën.

“Para disa orësh kam marrë mesazhe dhe telefonata kërcënuese nga dikush, anonime. Besoj se dhe shumë të tjerë. Nuk jam I vetëm që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popullore.

Por unë sot nuk vij me mesazhe private. Vij me një mesazh publik. Ne këtu do qëndrojmë! Ne do protestojmë! Për të drejtat tona! Derisa kërkesat tona të plotësohen! Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!

: A kështu e trajtoni rininë shqiptare?! Me kërcënime?! Me intimidime?! Turp! Turp! Turp! Turp! Turp! Turp! Turp! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!"