VIDEO- Dita e 24-të/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Edi Ramës

Ish-zv/ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, është bërë pjesë e protestës së 24-të që po zhvillohet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Wilton i është bashkuar dhe herë të tjera protestave kundër Edi Ramës dhe qeverisë. Ai ka pas marrë pjesë edhe në protestat te Teatri, të aktorëve që ishin kundër shembjes.

Protestat në Tiranë, rrethe dhe vende të ndryshme të botës ku kërkohet dorëheqja e Edi  Ramës vazhdon prej më shumë se tre javësh pandërprerë.

Revolta qytetare ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe emigrimit masiv të të rinjve.

Pjesëmarrja e diasporës shihet si tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por shtrihet edhe jashtë vendit.