Bardeli: Kryeministri gjuhë fyese ndaj shqiptarëve që protestojnë, koha e tij ka mbaruar
Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli Gjoni ka reaguar ndaj gjuhës fyese të Edi Ramës ndaj qytetarëve që protestojnë kundër tij.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardeli shkruan se, koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe tani e kanë fjalën shqiptarët në protestë.
Reagimi i deputetes së PD, Greta Bardeli:
Kryeministri me gjuhën fyese, përçarëse dhe denigruese të përdorur në median ndërkombëtare ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar ka dhënë pikërisht shembullin e degradimit te tij dhe qeverisë të tij.
Në një shoqëri demokratike, zëri i protestuesve duhet të dëgjohet dhe të respektohet, jo të etiketohet apo të sulmohet me fjalor përçmues brenda dhe jashtë vendit.
Çdo përpjekje për të diskredituar qytetarët përmes gjuhës së urrejtjes apo stigmatizimit tregon mungesën e respektit ndaj lirive themelore dhe standardeve demokratike që Edi Rama ka kohë që i ka shkelmuar.
Koha e tij dhe oborrit të tij ka mbaruar. Fjalën e ka shqiptaria në protestë!!