LIVE-Dita e 24/ Nis protesta e qytetarëve: Rama jepe dorëheqjen
Ka nisur protesta e 24 radhazi e qytetarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë’ dhe parulla të tjera janë lëshuar drejt Ramës dhe qeverisë së tij.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ dhe po marshojnë drejt kryeministrisë.