Deklaratat e Trump/ Meloni: S’shoh ndonjë rrezik për reagim të kundërt, marrëdhëniet SHBA-Itali janë të mira

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni nuk ka pranuar të replikojë me presidentin amerikan, Donald Trump, duke shtuar se marrëdhëniet SHBA-Itali janë të mira.

"Nuk shoh ndonjë rrezik për një reagim negativ" në marrëdhëniet Itali-SHBA, u shpreh Meloni pas deklaratave të fundit të Donald Trump.

"Këto dy sisteme kanë një histori kaq të gjatë dhe të fortë bashkëpunimi, saqë nuk mund të fshihet dhe të rinegociohet përmes një diskutimi në mediat sociale", shtoi më tej kryeministrja italiane

Kryeministrja Giorgia Meloni e tha këtë në gazetën 'Il giorno de La Verità', e intervistuar nga drejtori Maurizio Belpietro, duke nënvizuar se: "më duket se aktiviteti dhe marrëdhëniet tona kanë shkuar mirë edhe në javët dhe muajt e fundit në nivel institucional dhe ekonomik".

Kryeministrja kujtoi vizitën e Ministrit Guido Crosetto në Uashington dhe eksportet italiane, të cilat "janë rritur pavarësisht tarifave amerikane kohët e fundit, duke demonstruar se produktet tona janë pritur shumë mirë"./ ANSA.