Aksident i frikshëm në Durrës, përplasen dy makina! njëra përfundon në kanal

Një aksident i frikshëm u shënua pasditen e sotme në rrugën “Azem Hajdari’ në Durrës. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra ka përfunduar në kanalin e ujrave të zeza.

Mësohet se shoferi I njërës prej makinës është dërguar me urgjencë në spital.

Syri sjell pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.