Portugali-Uzbekistan (19:00), zbardhen formacionet zyrtare: mungojnë Leão dhe Conceição

Gjithçka është gati për një nga ndeshjet që mbyllin xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, ku në Grupin K përballen Portugalia dhe Uzbekistani. Të dyja skuadrat kërkojnë pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në fazën me eliminim direkt.

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, ka zgjedhur skemën 4-2-3-1, duke i besuar portën Diogo Costa-s. Në mbrojtje rreshtohen João Cancelo, Renato Veiga, Rúben Dias dhe Nuno Mendes. Në mesfushë do të luajnë João Neves dhe Vitinha, ndërsa në repartin ofensiv do të jenë Bernardo Silva, Bruno Fernandes dhe Pedro Neto, në mbështetje të sulmuesit të vetëm Cristiano Ronaldo.

Surpriza në formacionin portugez është lënia në stol e Rafael Leão dhe Francisco Conceiçãoz.

Në anën tjetër, Uzbekistani i drejtuar nga Fabio Cannavaro zbret në fushë me skemën 3-4-2-1. Në portë është Abduvohid Nematov, ndërsa në mbrojtje vendosen Khusanov, Abdullaev dhe Ashurmatov. Mesfusha përbëhet nga Karimov, Gʻaniyev, Shukurov dhe Nasrullayev, ndërsa pas sulmuesit veprojnë Fayzullayev dhe Hamrobekov. Në majën e sulmit është Eldor Shomurodov.

Cannavaro i beson kështu një formacioni të balancuar, ku Shomurodov mbetet pika kryesore e ofensivës uzbeke.