Adam Sandler feston 23-vjetorin e martesës me një surprizë romantike në qiell
Aktori i njohur, Adam Sandler, ka festuar 23-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Jackie Sandler, përmes një gjesti romantik që tërhoqi vëmendjen e fansave.
59-vjeçari zgjodhi t’i dedikojë partneres së tij një mesazh të veçantë të shkruar në qiell nga një avion, duke shënuar kështu përvjetorin e martesës së tyre. Më pas, ai ndau në Instagram një foto të surprizës, e cila besohet se u realizua pranë banesës së çiftit në zonën e Pacific Palisades, në Kaliforninë Jugore.
Në qiell ishte formuar mesazhi “23 A ❤️ J”, duke simbolizuar 23 vitet e martesës së tyre dhe inicialet e çiftit. Krahas fotos, aktori shkroi: “Gëzuar 23-vjetorin e martesës, e dashura ime. Të dua përgjithmonë”.
Gesti romantik vjen vetëm pak javë pasi Sandler u bë subjekt diskutimesh në rrjetet sociale për paraqitjen e tij në premierën e filmit Office Romance në Los Anxhelos.
Aktori u kritikua nga disa përdorues në internet për stilin e tij tepër të thjeshtë të veshjes në tapetin e kuq, ku u shfaq me një bluzë portokalli me kapuç dhe tuta sportive, ndërsa bashkëshortja e tij kishte zgjedhur një fustan të zi elegant me shkëlqim.
Në komedinë romantike të re të Netflix-it, Jackie Sandler luan përkrah Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein, ndërsa Adam Sandler vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë amerikane.