Protestat në Shqipëri/ Gazetari Xhymshiti: Vizioni politik i Ramës, antikombëtar dhe antishqiptar
Vala e re e protestave e pagëzuar si "Revolucioni Flamingo", po shënon një moment të rëndësishëm zgjimi jo vetëm për qytetarët brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, por për mbarë kombin.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, gazetari nga Kosova, Vudi Xhymshiti tha se vizioni politik i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është thellësisht antikombëtar.
Sipas tij, retorika e Ramës dhe përqeshja ndaj protestuesve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë një përpjekje e hapur për të minimizuar çështjen kombëtare.
Gazetari u ndal edhe te vërshimi i parave të drogës dhe korrupsionit, që sipas Xhymshitit ka ndryshuar në mënyrë fiktive kursin e këmbimit mes Lekut dhe Euros.
Atë se si e shohim këtë është thjesht një moment prove për zgjimin e shoqërisë shqiptare. Kjo nuk është më vetëm një lloj mosmarrëveshje për një projekt zhvillimi apo për një qeveri të caktuar, kjo është një përballje mes dy ideve për Shqipërinë. Njëra e sheh shtetin si instrument pushteti dhe menaxhimi të interesave të ngushta siç është rasti i kryeministrit Rama, tjetra ide e sheh shtetin si garant të interesit publik, territorit, ligjit dhe dinjitetit qytetar që në këtë rast jemi dëshmitarë të asaj çfarë po e shohim në revolucionin Flamingo ku është zgjimi mbarëkombëtar, jo vetëm i shqiptarëve që jetojnë në Shqipërinë e kufizuar në territoret aktuale që është e njohur ndërkombëtarisht, por të mbarë kombit shqiptar.
Prandaj rëndësia e kësaj lëvizje nuk matet më me numrin e protestave në shesh, ajo matet me pyetjen që ka detyruar të gjithë vendin ta bëjë: Kujt i shërben shteti shqiptar? Mendoj se kjo është pyetja më e rëndësishme politike që Shqipëria është duke u përballur sot, në hije të të gjitha vëzhgimeve që i kemi bërë ne si redaksi tash e më shumë se tre vite që jemi duke raportuar në rajonin e zhvillimeve tona politike, dhe proceseve të cilat zoti Rama i ka çuar në rrugëtim, të cilit, i cili rrugëtim në hije të analizave tona nuk është aspak në interesin tonë kombëtar apo në interes të shtetit shqiptar.
Sikur vizioni kombëtar politik i kryeministrit Rama të ishte vizion patriotik dhe kombëtar për Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurisht që nuk do të dëgjonim deklarata të tilla skandaloze ku ai përpiqet t'i minimizojë shqiptarët në një kufi të vetëm të Shqipërisë. Kjo na tregon qartë që zoti Rama nuk është i interesuar as ta zbatojë nenin të caktuar kushtetues të Republikës së Shqipërisë, i cili obligon Shqipërinë të kujdeset për shqiptarët të mbetur jashtë vijave kufitare të Shqipërisë aktuale. Prandaj përpjekja e tij për ta minimizuar kombin shqiptar në një kufi të vetëm të Shqipërisë, është e qartë që është një vizion politik antikombëtar dhe antishqiptar, dhe që është në përputhje të plotë me krejt veprimtarinë e aparatit shtetëror shqiptar që e ka vënë në funksion zoti Rama, e që është në funksion të Beogradit dhe Kremlinit zyrtar. Domethënë kjo nuk është aspak e habitshme, kjo është narrrativa dhe gjuha e një politikani të dëshpëruar për të gjetur një zgjidhje e cila nuk ka zgjidhje tjetër pas largimit nga pozita e privilegjit të zyrës së lartë publike në vend.
E kemi një situatë që pas ardhjes së zotit Rama në krye të Shqipërisë, tregu shqiptar është vërshuar nga produktet, bizneset dhe iniciativat biznesore të Serbisë në Shqipëri. Dhe kjo është gjithashtu në përputhje të plotë me atë çfarë ne kemi vëzhguar dhe dokumentuar se zoti Rama e ka vënë gjithë aparatin shtetëror shqiptar në interes të Beogradit, madje edhe atëherë kur Beogradi zyrtar ka vepruar dhe ende nuk është ndalur, në konkretisht në kërcënim dhe agresion të Republikës së Kosovës siç është edhe rasti i shtatorit të vitit 2023, kur Beogradi kishte veshur me uniforma paraushtarake një grup të armatosur serbësh të udhëhequr nga Milan Radoiçiç dhe ishin përpjekur të aneksonin veriun e Kosovës. Një plan politik pjesë e të cilit kishte qenë vetë zoti Rama me Hashim Thaçin në një përpjekje për t'ia copëtuar veriun Kosovës dhe për t'ia dhënë Serbisë në një formë ceremoniale.
Ekonomia shqiptare për Edi Ramën është ekonomia e xhepave të tij, është ekonomia e rrjetit kriminal me të cilin ai bashkëqeveris, është ekonomia e lordëve të drogës me të cilët ai bashkëtregeton drogë në gjithë tregun evropian, është ekonomia e një populli ku shumica e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë janë të detyruar të largohen nga vendi duke qenë se nuk ka cilësi të jetës, duke qenë se nuk kanë një mundësi për ta zhvilluar dhe për t'i kënaqur privilegjet e cilësisë së jetës së tyre në vendin ku ata janë lindur, janë rritur dhe janë edukuar. Kjo është ajo ekonomi që ai, për të cilën flet sepse është i kënaqur vetë me bashkërrjetin e tij kriminal të cilët e kanë plaçkitur Shqipërinë vazhdimisht dhe janë duke e plaçkitur dhe vazhduar ta plaçkisin nga mundësia që të zhvillohet dhe nga mundësia që t'ju afrohet.