4.9 mln euro investim në ‘Edith Durham’/ Xhixho: Nxënësit mund t’i rikthehen mësimit me dy turne
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur shqetësimin, lidhur me investimin që është bërë për rindërtimin e shkollës ‘Edith Durham’ në kryeqytet.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se pavarësisht investimit prej 4.9 milionë euro, mungojnë hapësirat për 5 klasa ekzistuese.
Xhixho thekson se mungesa e këtyre ambienteve, përkthehet në rikthim të mësimit me dy turne ose shpërndarje e nxënësve në shkolla të tjera.
‘Pyetja është e thjeshtë: nëse një shkollë ka qenë e mbingarkuar edhe para rindërtimit, a nuk duhej që projekti i ri të rriste kapacitetin me 30–40%, jo ta linte sërish me mungesë klasash?’, shkruan Xhixho.
Statusi:
4.9 milionë euro për rindërtimin e shkollës “Edith Durham”.
Dhe cili është rezultati?
Shkolla ka aktualisht 45 klasa, por projekti parashikon vetëm 40 ambiente mësimore. Pra, pas miliona eurosh investim, mungojnë hapësirat për 5 klasa ekzistuese.
Kjo do të thotë se nxënësit rrezikojnë të rikthehen në mësim me dy turne ose të shpërndahen në shkolla të tjera.
Pyetja është e thjeshtë: nëse një shkollë ka qenë e mbingarkuar edhe para rindërtimit, a nuk duhej që projekti i ri të rriste kapacitetin me 30–40%, jo ta linte sërish me mungesë klasash?
Miliona euro janë shpenzuar, por problemi kryesor nuk është zgjidhur. Shkolla me
Qytetarët meritojnë përgjigje: si mund të investohen 4.9 milionë euro dhe shkolla të mos ketë hapësira të mjaftueshme për nxënësit e saj?