Deshamp në histori, bëhet trajneri më i suksesshëm i Botërorëve
Didier Deshamp do ta mbyllë me Francën pas përfundimit të Botërorit 2026. Por ai mund të largohet i qetë nga drejtimi i kësaj përfaqësueseje, pasi do të largohet si trajneri më i suksesshëm në historinë e turneut.
Fitorja ndaj Irakut, ishte ajo numër 16 në drejtimin e Francës në një Botëror, duke barazuar kështu në majën e klasifikimit një ikonë si i famshmi Helmut Shën i RFGJ i cili drejtoi asokohe përfaqësuesen në 4 edicione të turneut, nga 1966, deri në 1978.
Edhe Deshamp po merr pjesë në Botërorin e tij të katërt, por ia ka dalë që të arrijë këtë kuotë fitoresh me më pak ndeshje, pasi ia doli në 21 të luajtura, ndërsa Shën-it iu deshën 25.
Tani Deshamp ka mundësinë që të marrë i vetëm kreun e këtij klasifikimi në sfidat e ardhshme të “gjelave”.
RENDITJA
Didier Deshamp (Francë) 16 fitore në 21 ndeshje
Helmut Shën (RFGJ) 16 fitore në 25 ndeshje
Luiz Felipe Skolari (Brazil/Portugali) 14 fitore në 21 ndeshje
Mario Zagallo (Brazil) 13 fitore në 20 ndeshje
Joakim Lëv (Gjermani) 12 fitore në 17 ndeshje
Oskar Tabarez (Uruguai) 10 fitore në 20 ndeshje
Karlos Alberto Parreira (Kuvajt/Emirate të Bashkuara Arabe /Brazil/Arabi Saudite/Afrikë e Jugut) 10 fitore në 23 ndeshje
Sep Herberger (RFGJ) 9 fitore në 18 ndeshje
Enco Bearzot (Itali) 9 fitore në 18 ndeshje
Hose Pekerman (Argjentinë/Kolumbi) 9 fitore në 13 ndeshje