'Largimi i Ramës e vetmja rrugë'/ Xhixho: Qiratë në Tiranë gëlltisin mbi 93% të pagave, çdo familje në protestë
Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, zëvendëspresidentja Erisa Xhixho akuzoi qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës për dështim në menaxhimin e kryeqytetit, duke e cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të shtrenjta dhe më pak të përballueshme në Europë.
Ajo tha se një familje me katër anëtarë shpenzon rreth 89% të të ardhurave mujore vetëm për nevojat bazë, ndërsa qiratë konsumojnë mbi 93% të pagave lokale.
Xhixho ngriti shqetësime edhe për mungesën e strehimit të përballueshëm, transportin publik që sipas saj mbetet larg standardeve europiane dhe problemet me parkimin, duke theksuar se 84% e banorëve të Tiranës hasin vështirësi për të gjetur vend parkimi.
Ajo akuzoi qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës se po favorizojnë një model zhvillimi që, sipas saj, i shërben interesave të një pakice, ndërsa shumica e qytetarëve përballen çdo ditë me rritjen e kostos së jetesës dhe vështirësi ekonomike.
Xhixho:
Tirana që propagandohet nga Kryeministri si histori suksesi europiane, në realitet, është qyteteti i dytë më i shtrenjtë në Europë, ku paga mesatare mujore nuk mjafton për të kaluar muajin.
Shifrat janë tronditëse.
Një familje me katër persona, me dy të rritur që paguhen me pagë mesatare, detyrohet të shpenzojë 89% të të ardhurave të saj vetëm për të siguruar një jetesë normale pra ushqim , qera dhe shpenzimet bazike. Kjo do të thotë se familjeve shqiptare u mbetet vetëm 11% e të ardhurave për kursime, investime apo përballimin e emergjencave apo edhe pushimeve .
Krahasimi me rajonin e nxjerr edhe më qartë dështimin e kësaj qeverisjeje. Në Shkup, një familje shpenzon 67% të të ardhurave mujore për jetesën, ndërsa në Beograd 68.2%. Pra, familjet shqiptare me page mesatare neto mujore zyrtare prej 760 euro , nese jeton vetem duhet shpenzoj te pakten 853 euro ne nje muaj pra shpenzojne shumë më tepër sesa eshte paga e tyre
Po kaq dramatike është situata e strehimit. Tirana renditet si qyteti i dytë më pak i përballueshëm në Europë sipas raportit qira-pagë. Qiratë konsumojnë më shumë se 93% të pagave lokale. Ky është një tregues i qartë se për të rinjtë, çiftet e reja dhe familjet e zakonshme, strehimi është kthyer në një luks të paarritshëm.
Ndërkohë, qeveria dhe bashkia vazhdojnë të ndërtojnë një qytet për per nje grusht njerezish qe e kane shnderruar sektorin e ndertimit ne sektroin kryesor per pastrimin e parave te droges dhe korrupsionit.
Ndërkohë Transporti publik mbetet primitiv dhe nuk mbulon zona të tëra të Tiranës. Për këtë arsye, për mijëra familje makina nuk është luks, por domosdoshmëri për të çuar fëmijët në shkollë, kopsht apo për të shkuar në punë.
Por sapo blejnë një makinë, qytetarët përballen me një problem tjetër që kjo qeverisje ka krijuar, mungesën e parkimit.
Në një qytet ku ndërtohet pa kriter në çdo metër katror, 84% e banorëve të Tiranës hasin vazhdimisht probleme për të gjetur një vend parkimi. Vetëm në parkimet e Bashkisë së Tiranës, qytetarët paguajnë rreth 7 milionë euro në vit. Në total, në të gjitha parkimet me pagesë që ka kryeqyteti, qytetarët paguajnë rreth 15 milionë euro në vit, pa llogaritur këtu pagesat informale dhe kostot e parkimit nëpër lagje.
Pra, qytetarët jo vetëm që jetojnë në një nga qytetet më të shtrenjta të Europës, por detyrohen të paguajnë miliona euro çdo vit edhe për parkimin qe eshte kthyer ne nje kosto te jashtezakonshme dhe qe ja nxin jeten cdo dite qytetareve kaosi total I ketij qytetit qe eshte bere I pajetueshem.
Kjo është Tirana reale.
Tirana që ende nuk ka ujë 24 orë në ditë.
Tirana ku ende ka shkolla dhe qe nxenesit zhvillojnë mësimin me 2 turne.
Tirana ku transporti publik është larg standardeve europiane dhe parkimi është lluks.
Tirana ku familjet nuk arrijnë të blejnë një banesë, ndërsa çdo ditë ngrihen kulla të reja ku një metër katror kushton të paktën 5 mijë euro.
Ndërsa qytetarët luftojnë për të përballuar jetesën, qeveria vazhdon të favorizojë një model zhvillimi që i shërben pastrimit të parave, korrupsionit dhe një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin.
Këto janë vetëm disa nga arsyet pse qindra mijëra qytetarë protestojnë sot çdo ditë. Sepse Tirana është bërë e pajetueshme për shumicën dhe e privilegjuar për pakicën. Sepse qytetarët refuzojnë të pranojnë një kryeqytet ku 89% e të ardhurave shkojnë për mbijetesë, ku qiratë gëlltisin mbi 93% të pagës, ku 84% e banorëve nuk gjejnë parkim dhe ku paguhen 15 milionë euro në vit për një shërbim që mungon.
Çdo qytetar ka një hall të madh të familjes së tij që e ka sjellë në atë shesh.
Ose i është grabitur prona
Ose është i papunë
Ose i janë larguar fëmijët jashtë vendit
Ose paguhet pak sa nuk i dalin as për ilaçe dhe shpenzime të tjera
Ose nuk mundet të çojë fëmijët në shkollë se kostot janë rritur
Ose ka një biznes por e mbyt qeveria me korrupsion dhe taksa
Ka vetëm një zgjidhje ,ka vetëm një prespektivë, ka vetëm një rrugë, dhe kjo është largimi i EDI RAMES dhe qeverisë më plaçkitëse që ka parë histroia e Shqipërisë.
Faleminderit!