EMRI/ Dështon RENEA në Fushë-Krujë, gjuan me armë por i kërkuari arrin të largohet nga rrethimi

Një operacion i forcave speciale RENEA është zhvilluar gjatë natës në zonën e Fushë-Krujës, ku objektiv ka qenë Ylli Zalla, person i shpallur në kërkim në lidhje me një çështje për armëmbajtje. Sipas burimeve, efektivët kanë rrethuar për disa orë banesën e tij në fshatin Zall, me qëllim kapjen e të kërkuarit.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Zalla ka arritur të largohet nga banesa, pavarësisht rrethimit policor. Raportohet se gjatë operacionit forcat speciale kanë tentuar neutralizimin e tij duke gjuajtur në drejtim të tij, por pa rezultat.

Burimet bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me detajet e operacionit dhe rrethanat e largimit të personit të shpallur në kërkim.