Berisha: I bëj thirrje çdo vendi të refuzojë azilin për Edi Ramën dhe çdo qeveritar apo politikan shqiptar
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje vendeve partnere të refuzojnë çdo kërkesë për azil politik nga kryeministri Edi Rama, ministrat dhe zyrtarët shqiptarë.
Berisha artikuloi se Rama dhe Belinda Balluku janë të përfshirë në veprimtari kriminale, ndërsa shtoi se opozita do të ndjekë nga afër çdo përpjekje të mundshme për largim apo azil politik.
FJALA E BERISHËS:
Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, keni denoncuar disa herë që Edi Rama po përgatit azilin për ish-zëvendëskryeministren nën hetim Belinda Balluku. Keni më informacione për këtë? Faleminderit.
Sali Berisha: Tani, së pari, ajo është marrë me azilin e Lubi Ballukut. Dhe kjo është e vërteta.
E vërteta tjetër është se dosjet e rënda të shqyrtuara gjatë kësaj periudhe dëshmojnë se Lubi Balluku dhe Edi Rama janë bashkëkryetarë jo të një grupi të strukturuar kriminal, jo, të një organizate të strukturuar kriminale në qeverinë shqiptare.
Por, a po mendon dhe Edi Rama për kokën e tij, për t'u larguar? Pa asnjë dyshim që po. Po mendon.
Dhe unë po e ndjek dhe opozita është e gatshme dhe i bën thirrje vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie, të refuzojnë çdo kërkesë për azil politik të cilitdo qeveritar apo politikan shqiptar, në mënyrë të prerë, kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij.
Faleminderit.