‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protestuesit e gdhijnë përpara Kryeministrisë, vijojnë rezistencën

Një grup protestuesish vijojnë të qëndrojnë përpara Kryeministrisë që prej mbrëmjes së djeshme, duke e kaluar natën në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë.

Ata kërkojnë prej 24 ditësh radhazi dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie ndaj problemeve me të cilat përballen qytetarët.

Edhe gjatë paradites së sotme, protestuesit kanë vazhduar qëndrimin e tyre, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.