'Shi i zjarrtë' në Guatemala / Turistët i zë shpërthimi i 'Volcán de Fuego', gurë vullkanikë bien mbi grupin gjatë shpërthimit

Një grup turistësh janë pritur nga një shi i zjarrtë shkëmbinjsh në vullkanin më aktiv të Guatemalës.Sipas informacioneve paraprake, thuhet se vullkani Volcán de Fuego ka shpërthyer kur ata zgjodhën t'i afroheshin. Një nga shëtitëset, Anna Garcia, përshkroi se si gurët që digjeshin i dogjën xhaketën, ndërsa, një copë guri pothuajse e goditi në kokë.

"Vullkani shpërtheu dhe arrita të filmoja një pjesë të vogël të tij, por nuk kapja shumë sepse, ndërsa po filmoja, ngrita kokën dhe fillova të shihja shkëmbinj që binin. Në atë moment u shokova pak dhe pastaj fillova të vrapoja", tha Garcia.

Sipas studiuesve, vullkani është pothuajse vazhdimisht aktiv në një nivel të ulët, duke prodhuar shpërthime të vogla gazi dhe hiri çdo 15 deri në 20 minuta. Historikisht, ai ka shpërthyer më shumë se 60 herë që nga viti 1524, megjithëse vetëm tre nga shpërthimet shkaktuan vdekje.

Shpërthimi më i fundit i fuqishëm ndodhi më 3 qershor 2018, me lavën që varrosi qytete të vogla, duke vrarë më shumë se 100 njerëz, dhe hiri, në atë kohë, arriti deri në 33,000 metra dhe ishte i dukshëm nga hapësira.