VIDEO/ Festa e norvegjezëve po i mahnit të gjithë, ‘Varka vikinge’ bëhet simboli i Botërorit
Kombëtarja e Norvegjisë po fiton zemrat e tifozëve jo vetëm me rezultatet në fushë, por edhe me festën e saj karakteristike të quajtur “The Row” (Lundrimi me varkë), e cila është bërë një nga imazhet më të bukura të Kupës së Botës 2026.
Pas fitores 3-2 ndaj Senegalit dhe sigurimit të kualifikimit në fazën me eliminim direkt, lojtarët norvegjezë festuan së bashku me tifozët duke imituar lëvizjet e vozitjes së një varke vikinge. Pamjet nga stadiumi dhe më herët nga “Times Square” në Nju Jork u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.
“Skuadra norvegjeze dhe tifozët duke bërë ‘The Row’ janë thjesht të mrekullueshëm”, ishte një nga komentet më të shpërndara në internet pas ndeshjes.
Festa simbolizon trashëgiminë vikinge të Norvegjisë dhe unitetin mes lojtarëve dhe tifozëve.
Edhe ylli i skuadrës, Erling Haaland, mori pjesë në koreografinë festive, duke e cilësuar momentin si shumë të veçantë për të gjithë vendin.
Me Norvegjinë që është kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit për herë të parë që nga viti 1998, atmosfera festive vazhdon të rritet, ndërsa “varka vikinge” po bëhet një nga simbolet më të dashura të turneut.
The Norwegian team and fans doing the Row are just beautiful.pic.twitter.com/hi2YqZimUi
— World Cup 2026 Daily (@TotalFootball) June 23, 2026