VIDEO/ Norvegjia me Haland është e pandalshme, fitorja me Senegalin i siguron kualifikimin

Norvegjia vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës 2026, teksa mposhti Senegalin me rezultat 3-2 dhe siguroi matematikisht kualifikimin në fazën e 1/32-ës së finales.

Protagonisti absolut i sfidës ishte Erling Haaland, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi skuadrën e Ståle Solbakken drejt një fitoreje historike.

Pas suksesit 4-1 ndaj Irakut në ndeshjen e parë, norvegjezët konfirmuan formën e tyre të shkëlqyer edhe ndaj Senegalit. Edhe pse portieri Edouard Mendy bëri disa pritje vendimtare, goli i parë erdhi pak para pushimit, kur Marcus Holmgren Pedersen përfitoi nga një gabim i Kalidou Koulibaly dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në fillim të pjesës së dytë, Haaland dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Martin Ødegaard.

Senegali reagoi me Ismaïla Sarr, i cili ngushtoi shifrat, por sulmuesi i Manchester Cityt u kundërpërgjigj shpejt duke realizuar golin e tretë të Norvegjisë dhe të katërtin personal në këtë Botëror.

Sarr shënoi edhe një herë në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar 3-2, por nuk arriti të shmangte humbjen e ekipit afrikan.

Me këtë fitore, Norvegjia siguron kalimin në fazën tjetër dhe do të përballet me Francën për vendin e parë në grup, ndërsa Senegali do të kërkojë shansin e fundit për kualifikim ndaj Irakut.

Përmbledhja e ndeshjes Norvegji-Senegal 3-2

https://www.fifa.com/en/watch/2z83J5vynam1wsTQNemf5u