Shuhet lisi legjendar i Robin Hood-it, nuk çel më gjethe pas më shumë se 800 vjetësh

Pylli i famshëm i Sherwood-it në Angli ka humbur një nga simbolet e tij më të njohura. Lisi legjendar Major Oak, i lidhur prej shekujsh me historitë e Robin Hood-it, gjatë pranverës së vitit 2026 nuk ka prodhuar asnjë gjethe të re.

Pema gjigante, me një perimetër prej rreth 10 metrash dhe rreth 1 mijë vjeçar, konsiderohej një nga lisat më të vjetër dhe më mbresëlënës në Angli. Ai ishte kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik, duke tërhequr miliona vizitorë nga e gjithë bota dhe duke zgjuar interesin e studiuesve për dekada me radhë.

Ekspertët kishin vërejtur prej kohësh shenja të përkeqësimit të gjendjes së pemës, por sipas vlerësimeve të fundit, procesi është përshpejtuar nga një sërë faktorësh, përfshirë valët ekstreme të të nxehtit, periudhat e zgjatura të thatësirës, ndikimin e turizmit masiv dhe madje edhe ndërhyrjet e ndërmarra për ta mbrojtur dhe ruajtur atë.

Humbja e Major Oak konsiderohet një goditje e madhe për trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Anglisë, pasi pema ishte bërë një simbol i pandashëm i legjendës së Robin Hood-it dhe i pyllit të Sherwood-it.