Konfliktohen disa persona në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, ndërhyn policia
Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen ‘Lef Sallata’ në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin, duke shkaktuar tension dhe shqetësim në zonë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Situata tashmë është qetësuar, ndërsa policia vijon veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në konflikt.